Vdekja tragjike e babait me dy fëmijët, shpallet e premtja Ditë Zie në shkollën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

23:50 | 16 Prill 2026
pamje-nga-vendi-ku-ndodhi-tragjedia-e-trefishte-ne-malisheve

Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, njofton se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë: Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet: Ditë Zie.

Në njoftim theksohet se gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor.

“Ftojmë të gjithë nxënësit dhe stafin që këtë ditë ta respektojmë me dinjitet, qetësi dhe solidaritet. Për organizimin e mbledhjes komemorative do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/ShfmuIbrahimMazrekuMalisheve/posts/1485002773415770?ref=embed_post

Komento: