Vdekja tragjike e çiftit në Bjeshkët e Junikut, këto janë detajet e fundit

10:43 | 26 Dhjetor 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Bjeshkët e Junikut.

Afaristi kosovar, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht. Ata janë gjetur pa shenja jeta në një objekt banimi në bjeshkët e Junikut.

Fllimisht u raportua se si pasojë e vdekjes erdhi deri te shpërthimi i një bombole, por Policia e Kosovës ka thënë se kjo nuk qëndron, dhe se dyshohet se rryma ka qenë shkaktar ku dyshohet se dy viktimat janë asfiksuar.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës ka thënë se vdekja e tyre u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Siç tha ai dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, ku dy viktimat janë asfiksuar.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombolë gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha Fadil Gashi.

Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi konfirmoi se rryma është një nga pistat e hetimit.

Për ndarjen tragjike nga jeta të çifit ka reaguar dje edhe kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.

Ai tha se ata ishin ndërmarrës të suksesshëm por edhe njerëz me virtyte të lara.

“Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar ai.

Trupat e pajetë të çiftit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe pritet t’u bëhet obduksioni.

Komento: