
Siç mëson Klankosova.tv, motrat që vdiqën janë Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.
Për këtë rast të dhimbshëm, ka shprehur ngushëllime kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.
“Mëngjes i trishtë për Kamenicën. I prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e Familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës. Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni. Ngushëllime edhe për miqtë dhe të gjithë ata që i njohën”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.