Vdekje dhe infeksione të reja, çfarë po ndodh në Itali?

21:08 | 25 May 2021

Rritet ndjeshëm ky numnër

Italia ka regjistruar një rritje të numrit të vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Referuar të dhënave zyrtare, raportohet se 166 persona nuk e kanë fituar betejën me covid-19 duke e çuar në 125 501 numrin total të viktimave.

Sot ka një rritje të madhë të numrit të fataliteteve, pasi dje u raportuan vetëm 110 vdekje.

Nga ana tjetër, numri i përditshëm i infeksioneve të reja u rrit në 3,224 nga 2,490 që raportoheshin një ditë më parë.

Komento: