Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës.
Sot rreth orës 13:30 në stacionin policor Qendra në Prishtinë, është hapur një rast ‘vdekje e dyshimtë’.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se viktim në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore.
“Viktima është gjetë pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merren njësitet kompetente policore.