Gjatë ditës së djeshme një grua nga Mitrovica ka raportuar se bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ku edhe rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Muhamet Gashi, Mitrovicë 08.10.2021 – 15:42. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.