Vdes një i ri në Qendrën e Azilit në Magure.
Një 26-vjecar, shtetas i huaj ka vdekur sot në Qendrën e Azilit në Magure.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.