Vdekje e dyshimtë në Skenderaj – Dërgohet pa shenja jete në spital një 28 vjeçar

20:53 | 30 Prill 2023

Një 28 vjeçar ka vdekur mesditën e sotme në Skenderaj.

Policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Insajderit se sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

Sipas tij, hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Tutje, Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Komento: