Vdekje tragjike në Komoran

16:56 | 01 Nëntor 2025

Një gazetë vendore, ka marrë vesh për një rast tragjik i cili ka ndodhur në komunën e Drenasit, më saktë në Komoran.

Këtë e ka bërë të ditur Gazeta Insajderi, nga burimet e veta ku për rastin në fjalë akoma nuk dihen edhe shumë detaje të rëndësishme.

Aktualisht, trupi i pajetë i viktimës ndodhet në ambulancë. Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo nëse vrasjen e ka shkaktuar ndonjë familjar i viktimës.
Kjo gazetë gjithashtu ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në publikimin e këtij materiali nuk ka marrë përgjigje.

Komento: