Vdes 11-vjeçarja në Shtime, ra nga kati i katërt i një ndërtese – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes 11-vjeçarja në Shtime, ra nga kati i katërt i një ndërtese

23:15 | 30 Shtator 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtime.

D.M, 11-vjeçare në Shtime ka vdekur, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një ndërtese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në rrugën “Shaqir Tershani”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person i gjinisë femër e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV. Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë”, deklaroi Veseli.

Ai më tej ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Komento: