Vdes 18 vjeçari që u plagos dje në Prishtinë

11:18 | 13 March 2020

E tmerrshme, ndërron jetë 18 vjeçari që u go.dit me ar.më dje në Prishtinë.

I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi ishte plagosur me ar.më zjarri në kokë nga dy persona të dyshuar dje në Dragodan të Prishtinës.

18 vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë plagët dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Pavarësisht tentimeve nga mjekët dhe operacioneve të kaluara, Bulliqi ka humbur betejën me jetën.

Dy personat e dyshuar ndodhen ende në arrati pasi kanë ikur me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen arsyet se pse ka ardhur deri tek ky incident që fatkeqësisht pati pasoja fatale.

Komento: