Vdes 2-vjeçarja në Istog, u gjet në një bazen të vogël

15:46 | 11 Shtator 2022

Ndërron jetë 2-vjeçarja në Istog, u gjet në një bazen të vogël.

Një 2-vjeçare ka ndërruar jetë sot në fshatin Zallq të Komunës së Istogut.

Rastin për lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se 2-vjeçarja është gjetur në një bazën të vogël tek shtëpia e saj.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazën të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëru që me e dërgu trupin e pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Komento: