Vdes 20 vjeçari që u aksidentua dje në Mitrovicë

09:16 | 12 Prill 2022

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi ditën e djeshme në Mitrovicë.

Si pasojë e lëndimeve të marra në këtë aksident, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë i riu që po drejtonte motoçikletën në këtë aksident.

I njëjti ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga pasditja e djeshme

Në njoftimin e djeshëm të Policisë së Kosovës lidhur me këtë aksident u tha se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Komento: