Vdes 21 vjeçari që po vuante nga ethet e minjve.
Kjo është viktima e parë në Kosovë nga kjo sëmundje.
Ai është 21 vjeçari nga Juniku, Fluturim Gaxherri, shkruan lajmi.
Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqim i cili ishte infektuar nga minjtë.
21 vjeçi fillimisht kishte vetëm temperaturë ndërsa me vonë iu kishte keqësuar gjendja dhe ishte shtrirë në QKUK, ai kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaji nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa mbrëmë është kumtuar lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.
Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe shokët e tij përmes rrjeteve sociale.