Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë

12:26 | 17 Qershor 2025

Ka vdekur 23-vjeçarja e cila dyshohet se javë më parë ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i viktimës, përmes një njoftimi në Facebook.

E reja vdiq dje dhe e njëjta do të varroset sot në Hajvali.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se me datën 16 qershor ndërroi jetë bashkëshortja ime, Adelina Sinani Menxhiqi. Varrimi bëhet sot në ora 18:00 në Hajvali”, shkroi bashkëshorti i të ndjerës.

Komento: