E prekur nga Covid, vdes 24 vjeçarja shqiptare.
Një 24-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim të specializuar, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Sipas news 24 e reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua dhe u transportua drejt Turqisë.
Lajmi i vdekjes së saj është konfirmuar nga familjarët ditën e sotme.