Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan.
Një grua e rreth të 30-tave ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit. Aj kishte qenë shtatzënë dhe me sukses e kishte lindur foshnjën e saj të gjinisë mashkull. Por komplikimet për 32-vjecaren kishin nisur pas lindjes së foshnjës.
Lehona si pasojë e komplikimeve ndërroi jetë pasi që doli nga salla e operimit.
Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu.
“Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor janë duke e bërë raportin për të vërtetuar shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për gazetën drejtori Hajruallahu.
E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.