Vdes 32 vjeçarja menjëherë pas lindjes, kjo është gjendja e foshnjës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vdes 32 vjeçarja menjëherë pas lindjes, kjo është gjendja e foshnjës

12:54 | 12 Shtator 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan.

Një grua e rreth të 30-tave ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit. Aj kishte qenë shtatzënë dhe me sukses e kishte lindur foshnjën e saj të gjinisë mashkull. Por komplikimet për 32-vjecaren kishin nisur pas lindjes së foshnjës.

Lehona si pasojë e komplikimeve ndërroi jetë pasi që doli nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu.

“Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor janë duke e bërë raportin për të vërtetuar shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për gazetën drejtori Hajruallahu.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!