Vdes 35-vjeçari pasi bie në kontakt me rrymën

18:42 | 12 July 2021

Ngjarje e rëndë: Bie në kontakt me rrymën, vdes 35-vjeçari.

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mishtër i Klosit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.K.

Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Komento: