Vdes 41-vjeçari qe u therr me thikë në Fushë Kosovë

23:44 | 12 February 2023

Një person është ther me thikë sonte në Fushë Kosovë.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull 41vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti ka shtuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Komento: