Vdes 51-vjeçari në Lushnje, e zuri rryma

14:50 | 03 August 2021

E zuri rryma, vdes 51-vjeçari në Lushnje.

Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi duke punuar në soletë ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Uniformat blu bëjnë me dije se 51-vjeçari Sh.Sh banues në Divjakë, ka qenë duke punuar në soletën e shtetasit Sh.A., në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Divjakë/Informacion- U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim pasi shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë. /abcnews/

Komento: