Vdes 59-vjeçari nga Prizreni i prekur me koronavirus

19:08 | 25 Maj 2020

Është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese.

Komento: