Vdes 70 vjeçari disa ditë pas aksidentit

08:26 | 10 Janar 2026
Vdes 70 vjeçari disa ditë pas aksidentit

kjo Një aksident i cili ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë, ka përfunduar me pasoja fatale.

Këmbësori i cili u godit nga një veturë, ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për 70 vjeçarin, Nexhmi Osmani, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.

Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur nga familjarët.

“Për shkak të procedurave ligjore që janë ende në zhvillim, koha e ceremonisë së varrimit nuk mund të komunikohet për momentin. Për hapat e mëtejshëm do t’ju njoftojmë posa të përfundojnë procedurat përkatëse”, thuhet .

Komento: