Vdes 93 vjeçari pas shpërthimit në shtëpinë e tij, më herët kanosi me pistoletë birin dhe nipin

00:04 | 14 September 2022

93 vjeçari, që më herët kanosi me pistoletë birin dhe nipin, vdes pas shpërthimit në shtëpinë e tij.

Një 93 vjeçar ka vdekur pas një shpërthimi që ka ndodhur në shtëpinë e tij në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova komandanti i policisë në Klinë, Ragip Bytyqi.

“Ka ndodhur një shpërthim në shtëpinë e 93 vjeçarit. Jemi në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ekipet e deminimit po i kryejnë hetimet. Aktualisht kemi vetëm informacionin që ka ndodhur shpërthimi i një granate”.

Klan Kosova ka raportuar se 93 vjeçari I.H., muajin e kaluar, kishte kanosur me pistoletë të birin bashkë me nipin.

Të afërmit e kishin lajmëruar policinë, derisa i moshuari për shkak të gjendjes shëndetësore kishte marrë tretman mjekësor para se të shoqërohej për në stacionin policor.

Me urdhër të pokurorit atij i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë, derisa në shtëpinë e tij ishte konfiskuar edhe një sasi armatimi.

Policia kishte dyshime se i moshuari kishte probleme mendore, megjithatë ai u ngarkua për “armëmbajtje pa leje”.

Komento: