Vdes aktori i njohur

20:34 | 04 Prill 2020

Vdes aktori i serialit ‘The Flash’.

Williams kishte luajtur rolin e Barry Allen në “The Flash”.

Logan Williams, një aktor i ri më i njohur për rolin e tij në “The Flash” të ‘CË’, ka vdekur në moshën 16 vjeçare konfirmon një anëtar i familjes së tij, shkruan Today, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të thyer”, tha Michelle Gauvin. “Jemi në shok dhe vajtojmë për këtë humbje tragjike. Logan ishte një talent i jashtëzakonshëm, me një zemër të madhe dhe me një energji të jashtëzakonshme. DO na mungojë të gjithëve jashtëzakonisht shumë”.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij,” shtoi ajo. Ajo tha se nuk është përcaktuar ende arsyeja e vdekjes së tij por nuk ka ndonjë lidhje me COVID-19.

Komento: