Vdes aktorja e njohur e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”

09:37 | 13 Gusht 2021

Aktorja e njohur Sabina Toziya ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me sëmundjen që vuante prej kohësh.

Aktorja është bërë e njohur edhe për publikun shqiptar, në rolin e saj në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm.

Sabina ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi prej muajsh kurohej nga tumori më kokë.

Në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, Tozija luajti Afife Hatun, dado e sulltanit, të cilën ai e konsideronte nënën e tij të dytë.

Sabina Toziya lindi në Shkup në vitin 1946 dhe ka marrë pjesë në shumë seriale turke.

Komento: