Vdes aktorja e njohur në moshën 56 vjeçare

11:05 | 19 Tetor 2020

Vdes aktorja e njohur pas sul’mit në tru.

U raportua se aktorja e njohur Doreen Montalvo u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare.

Lajmin e pikëlluar e konfirmoi përfaqësuesi i saj se ajo ndërroi jetë pas një sul’mi në tru shkruan E News.

Doreen Montalvo vdiq të shtunën e rrethuar nga familja e saj “pas një sëmundjeje të papritur”, tha një përfaqësues në një deklaratë.

“Doreen jo vetëm që ndriçoi skenën, ajo ndriçoi jetën tek të gjithë ata që ishin përreth saj”, thuhet në deklaratë. “Ajo ngjalli dashuri në çdo rol që luajti në një karrierë të larmishme dhe të suksesshme aktrimi. Familja e saj është aq mirënjohëse kur di që puna e saj do të jetojë dhe do të shihet në filmat e ardhshëm të “In The Heights” dhe “West Side Story””.

Montalvo ishte mjaft e njohur për punën e saj skenike, duke fituar një nominim për ‘Drama Desk’ për punën e saj në “In the Heights”.

Komento: