Vdes aktorja e njohur nga telenovela ‘Rubi’

14:50 | 30 Dhjetor 2020

Aktorja e parë meksikane Josefina Echánove , ka ndërruar jetë.

Lindur më 21 korrik 1928 në New York, ajo ishte një përfaqësuese e denjë e grave meksikane brenda dhe jashtë skenës meksikane.
Josefina Echánove mori pjesë në më shumë se 19 telenovela.

Midis tyre janë: Cuna de lobos (1986), La dueña (1995), Cañaveral de pasiones (1996), Rubí (2004), Manana es para Siempre (2008-2009) dhe Corazon Salvaje (2010), kjo është pjesëmarrja e saj e fundit në ekranin e vogël.

Përveç kësaj, ajo luajti në më shumë se 30 filma kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Santitos (1999), Perdita Durango (1997), Cabeza de vaca (1991) dhe Këto rrënoja që shihni (1979) janë vetëm disa tituj.

Komento: