Vdes aktorja e serialit të njohur

14:43 | 13 January 2025

Aktorja Leslie Charleson, e njohur më së shumti për rolin e saj si Monica Quartermaine në serialin televiziv General Hospital, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur, ndërsa lajmin për vdekjen e ka konfirmuar producenti ekzekutiv i serialit, Frank Valentini, transmeton Indeksonline.

“Me zemër të thyer njoftoj ndarjen nga jeta të mikut dhe koleges sime të dashur Leslie Charleson…”, nisi ai deklaratën e tij drejtuar Valentinës.

“Do të më mungojnë bisedat tona të përditshme, zgjuarsia dhe prania e saj në xhirime. Në emër të të gjithëve në serial, shpreh simpatinë time më të thellë për të dashurit e saj në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Valentini.

Komento: