Vdes Bratislava Buba-Morina, ish gruaja e Rrahman Morinës

12:39 | 02 August 2022

Ish -Ministrja në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Bratislava Buba -Morina ka vdekur në Nish në moshën 76-vjeçare. Morina është e veja e Rrahman Morinës politikanit kosovar nga Loxha e Pejës që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Millosheviqit në fund të viteve 80’të kur Kosovës po i hiqej autonomia.

Sipas biografisë së saj, Morina ia kishte parë hairin pikërisht martesës me Rrahman Morinën pas të cilës kishte filluar edhe ngritjen në karrierë.

Rrahman Morina asokohe ishte shef i Sekretariatit për Punë të Brendshme të Kosovës ndërsa Bratislava kishte punuar në këtë sektor në Serbi, në Nish, nga edhe e ka prejardhjen.

Pas vdekjes së befasishme të Rrahman Morinës në vitin 1990, gjatë një mbledhje, në Prishtinë, Bratislava Morina kishte vazhduar të marrë poste të larta në Serbi.

Ajo ishte bërë pjesë e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit. Qeveria e Serbisë e kishte emëruar atë Komisionare për Refugjatë të Republikës së Serbisë. Më vonë ajo ka mbajtur postin e Ministres për përkujdesje familjare në Qeverinë e Republikës së Serbisë.

Gjatë luftës së vitit 1999, kur Serbia kishte nisur vrasjet dhe spastrimin masiv në Kosovë ajo ka mbajtur postin e Ministres Federale për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Brendshëm.

Angazhimi i fundit i punës ishte si deputete federale në Asamblenë Federale të Republikës Federale të Jugosllavisë.

Nga dy martesa, Bratislava Buba Morina ka tre fëmijë, djemtë Predrag dhe Kohan dhe vajzën Vera.

Komento: