
Ka vdekur urologu i njohur nga Gjilani, Dr. Shefqet Mehmeti.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe dega e LDK-së në Gjilan, duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të doktorit në shëndetësi.
“Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada”, thuhet në postim.
Postimi i plotë i tyre:
Lamtumirë, dr. Shefqet Mehmeti!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të urologut të njohur nga Gjilani, dr. Shefqet Mehmeti.
Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada.
Përveç tjerash, Dr. Shefqeti dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe në fushën e trashëgimisë kulturore e kujtesës kolektive, duke qenë intelektuali i parë që themeloi Muzeun personal që lidhet me periudhën e fundit 100-vjeçare të jetës së gjithmbarshme të Gjilanit.
Dega e LDK-së në Gjilan i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, kolegëve, shokëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, dr. Shefqet Mehmeti!
Gjilan, 20 prill 2022
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
