Vdes edhe një 27 vjeçare nga COVID-19 në Prishtinë

13:26 | 26 Gusht 2021

Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë në gjithë Kosovën. Këtij virusi nuk po i shpëtojnë më as të rinjtë.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina ka njoftuar se një fqinje e saj e moshës 27-vjeçare, ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së saj, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar që të marrin sa më parë vaksinën kundër Covid-19.

“Sot edhe nje fqinje i lagjes sime ne Prishtine, nje 27 vjeqar, kishte humbe jeten nga Covid 19. Familjes e miqeve te tij ngushellimet me te sinqerta. Lutja ime per secilin qe nuk eshte vaksinuar deri me tani eshte VAKSINOHUNI dhe patjeter mbani maskat sidomos ne ambiente te mbyllura”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Komento: