Vdes edhe një femër nga koronavirusi në Kosovë, vije nga kjo komunë

12:46 | 16 Prill 2020

Vdes pacienti i dhjetë nga koronavirusi në Kosovë.

Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të Klinikës Infektive, pacientja nga komuna e Pejës, kishte pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë. E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.

Komento: