Vdes edhe një grua nga koronavirusi në Kosovë

12:53 | 17 Korrik 2020

Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Një grua nga Drenasi, e infektuar nga virusi Covid – 19, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili para pak ditësh njoftoi për vdekjen e parë nga virusi në komunën që ai drejton.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.

Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.

Komento: