
Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një paciente e prekur me koronavirus.
Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.
“Pacientja në fjalë që një javë ka qenë e shtritë në Klinikën Infektive. Ka pasur edhe probleme të tjeta shëndetësore. Pra ka qenë ne dializë. Ka ndërruar jetë sot në Infektivë”, ka thënë Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit
63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa.
Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.