Vdes edhe një person nga koronavirusi, ky është viktima

17:35 | 06 Korrik 2020

Si pasojë e infektimit me koronavirusi ka vdekur edhe një person sot në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.

Ngushëllime familjes dhe miqve!

Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Komento: