Vdes edhe një person nga Koronavirusi në Itali

20:50 | 24 February 2020

Edhe një person ka humbur jetën nga Koronavirusi në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima është një 62-vjeçar i cili prej ditësh ishte i infektuar nga virusi vdekjeprurës, ndërsa sot ai nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur betejën me jetën.

Pacienti ishte transferuar në spitalin Sant’Anna në Como gjatë fundjavës së shkuar.

Ai ishte banor i Castigliones d’Adda.

Sipas medieve italiane viktima vuante edhe nga një sëmundje e rëndë kronike nga e kaluar.

Ndërkohë numri i të prekurve nga koranavirusi në Itali përllogaritet të jetë në 230, ndërsa ky bilanc përkeqësohet nga minuta në minutë.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneton, Emilia Romagnan, Piemonten dhe Lazion.

Komento: