
Vdes një tjetër pacient i prekur me Covid-19 në Tiranë, shkon në 28 numri i viktimave.
Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 në Tiranë.
Bëhet fjalë për një person rreth 60-vjeçi cili ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit , ndërsa sot nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar kështu jetë.
Numri total i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 28.
Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19, kjo pasi një ditë më parë u infektuan 34 persona të tjerë kryesisht në Krujë./tch