Vdes edhe një person nga kronavirusi në Spitalin e Pejës

09:15 | 14 Korrik 2020

Po vazhdon të rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë.

Një paciente me Covid 19 në Spialin e Pejës ka ndërruar jetë .Kështu bëhet e ditur në njoftimin e spitalit.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19, nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, përcjell ORAinfo.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar
me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.

3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane.

Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.

199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza.

Komento: