Vdes gazetari i dytë në botërorin e Katarit

09:25 | 12 December 2022

Ka vdekur edhe gazetari i dytë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Bëhet fjalë për Al Misslam, i cili ishte fotoreporter për kanalin e Katarit, Al Kaas TV.

Shkaktaret e vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Kjo ngjarje ka ndodhur pak orë pasi që vdiq gazetari amerikan, Grant Wahl.

Të premten, më 9 dhjetor, US Soccer raportoi që Wahl ka vdekur derisa ishte duke e mbuluar botërorin.

Raportet fillestare tregojnë që 48-vjeçari, ishte duke e përcjellë ndeshjen në mes të Argjentinës dhe Holandës në Lusail Stadium.

Ky botëror deri me tani ka shkaktuar dy vdekje me fatalitet në media.

Komento: