Vdes gruaja më e vjetër në botë në moshën 123-vjeçare

19:28 | 30 Tetor 2019

“Gruaja më e vjetër në botë” vdes në Rusi në moshën 123-vjeçare.

Tanzilya Bisembeyeva, e konsideruar si gruaja më e vjetër në Rusi, ka vdekur në moshën 123-vjeçare.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar familjarët e Bisembeyevas dhe zyrtarët lokalë më 30 tetor të kenë thënë se ajo ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur më 26 tetor në fshatin e saj, në afërsi të kufirit me Rusisë dhe Kazakistanit.

Dokumentet zyrtare thonë se Bisembeyeva, me etni kazake, ka lindur më 14 mars të vitit 1896.

Ajo ka pasur tre djem, 10 nipër, 13 stër-nipër, dhe dy stër-stër nipër, përcjell REL.

Më 2016, Bisembeyeva është shtuar zyrtarisht në Librin Rus të Rekordeve Botërore si personi më i vjetër në botë.

Mirëpo ai pretendim nuk është konfirmuar kurrë nga subjektet ndërkombëtare.

Komento: