Vdes gruaja me koronavirus disa ditë pasi lind vajzën

17:42 | 13 August 2021

Gruaja me COVID-19 vdes disa ditë pasi lind vajzën.

Një grua e infektuar me COVDI-19 ka vdekur vetëm disa ditë pasi ka lindur vajzën e saj përmes operacionit cezarian urgjent.

Kristen McMullen, 30 vjeçe nga Florida, u shtrua në spital si e infektuar me koronavirus të enjten. Ajo gjithashtu u diagnostikua me pneumoni dhe u dërgua në shtëpi pas katër ditësh, por ajo u shtrua përsëri në spital më 26 korrik, njofton Klan Kosova.

Ajo lindi vajzën e saj me operacion urgjent dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensiv derisa vdiq të premten.

Familja e saj tha se shqetësimi kryesor i saj në ditët e fundit ishte vajza e saj.

Komento: