Vde’s i moshuari në një kafiteri në Obiliq

08:53 | 21 Shtator 2024
vde’s-i-moshuari-ne-nje-kafiteri-ne-obiliq

Një i moshuar ka ndërruar jetë në një kafiteri të Obiliqit.

Sipas policisë, i ndjeri është raportuar se kishte nevojë për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq kanë konfirmuar se personi ishte pa shenja jete, transmeton Klankosova.tv.

“Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Komento: