Vdes i riu nga Drenasi, Endrit Qorri

11:57 | 27 Shtator 2021

Një lajm të zi kanë marrë sot qytetarët e Komunës së Drenasit.

Në moshë të re ka vdekur tragjikisht i riu Endrit Qorri.

Për këtë rast ka njoftuar Komuna e Drenasit:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me dhimbje ka pranuar lajmin tragjik për vdekjen e të riut, Endrit Qorri.

Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta e të riut, Endrit Qorri. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Qorri, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, është shprehur Lladrovci.

Ngushëllime familjes Qorri!

Komento: