Ka vdekur në moshë të re, Kreshnik Mehmeti, nga Luboveci i Skenderajt.
Familja ka njoftuar se Kreshniku i ishte nënshtruar një operimi në kokë, në fund të gushtit, rreth 10 ditë më parë.

Ai vdiq sot, ndërsa familja lajmëron se së shpejti do të njoftojë për ceremoninë e varrimit.