Vdes i riu nga Fushë Kosova në një aksident trafiku

10:42 | 26 Tetor 2025

Në një aksident trafiku ka vdekur i riu nga fshati Pomozotin i Fushë Kosovës, Herolind Restelica.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

“Ju njoftojm me dhimbje te thell të gjithëve, familjarve, miqeve dhe dashamirëve se sot me datë 25-10-2025, pas një aksidenit ndrroj jetë nipi jonë Herolind Musaj Restelica”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja thotë se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.

Komento: