Vdes inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në Ferizaj

12:31 | 30 October 2022

Vdes inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në Ferizaj, Zeqir Baftiu.

Sot ka vdekur Zeqir Baftiu, inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në Ferizaj.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komunë, Agim Aliu, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin ka shprehur ngushëllime edhe për familjarët e të ndjerit.

“Dita e sotme, zbardhi me lajmin mortor, se nga jeta u nda, ferizajasi i veçantë, inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në qytetin tonë, ish drejtori i Urbanizmit, profesori i respektuar, drejtues e themelues i disa ndërmarrjeve, i dalluari bashkëqytetarë yni, Zeqir Baftiu”.

“Janë momente pikëllimi, për të gjithë ne që e njohëm e bashkë punuam me të ndjerin. Nga i ndjeri, përveç shembullit plot virtyte njerëzore e të përkushtimit profesional, do të kujtoj gjithmonë, respektin e mirësinë e veçantë që pakursim ndau me mua dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Dashuria e mirësia njerëzore, këshillat e tij, mendimet e vyera, sjellja brilante, profesionalizmi i lartë e energjia pozitive që e karakterizonte gjithmonë, janë vlerat dalluese, eprore të karakterit të tij njerëzor e profesional”.

“Lamtumirë Aga Zeqë! Fjalët, sjellja e veprat tuaja, në kujtimet e ferizajasve, nuk do të vdesin asnjëherë! Familje e respektuar Baftiu, mbahuni të fortë! Sot, ju humbët familjarin e shtrenjtë, gjersa Ferizaj humbi një personalitet të rrallë, por ama, vepra e kujtimi për të ndjerin, do të jetoj e frymoj, gjithnjë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit! Shpirti i tij u prehtë në paqen e paskajë të parajsës!”, ka thënë Aliu

Komento: