Është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare ish-ndihmësi i Gianni De Baasit te Kombëtarja Shqiptare Angelo Pereni, në fillimet e tij te kuqezinjtë.
Perini bashkëpunoi për afro 2 vite me De Biasin te Shqipëria, teksa më pas, vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.
Nëpërmjet një postimi prekës në faqen zyrtare, De Biazi, ka shprehur ngushëllimet e tij, për ndarjen nga jeta të mikut të tij Anxhelo Pereni.
POSTIMI I DE BIAZIT:
Lamtumirë Angelo, bashkëpunëtor i orës së parë me kombëtaren shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç e jetove jetën. Gjithmonë ke qenë mjeshtër i futbollit dhe jetës. Respekt për të gjithë dhe delikatesë në mënyrën tuaj të mësimit të futbollit.
Doje te rrije ne shtëpi pas dy viteve te para që kaluan bashke, nuk doje të udhëtoje më, por të qëndroje bashkë me të dashurit e tu. U shpreh ngushëllimet më të thella atyre. Prehu në paqe!