Vdes, ish-bosi i kompanisë piramidale “Gjallica”, mashtroi 70 mijë shqiptarë

11:15 | 06 Shkurt 2021

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare, Fitim Kërxhalliu, ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica”.

Kjo firmë gjatë vitit 1996 mblodhi paratë e shqiptarëve dhe më pas shpalli falimentin, duke krijuar një bllokim të madh të kapitalit të moskthyer.

Njeriu që arriti të mashtrojë më shumë se 70 mijë shqiptarë, duke 1 marrë atyre një shumë prej 332 milion dollarësh, kishte disa vite që jetonte i lirë në një banesë me qira në zonën e Komunës së Parisit.

Pas dënimit me 11 vite burg, dhe daljes nga burgu, Kërxhalliu, bënte një jete modeste dhe të vështirë në Tiranë. Asnjë nga paratë që arriti të mbledhë nuk mundi ti vinte në punë.

Fitim Kërxhalliu, drejtoi kompaninë “Gjallica”, së bashku me çiftin Shemsi dhe Kadri Gjallica.

Komento: