
Ka ndërruar jetë ish-futbollisti skocez, John Robertson.
Lajmin e bënë të ditur familjarët e ish-futbollistit, i cili vdiq në moshën 72-vjeçare.
Robertson, pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Nottingham Foresti, ku ishte pjesë e skuadrës legjendare të Brian Clough.
Ai arriti të fitonte 2 herë Kupën Evropiane, e njohur tashmë si Liga e Kampionëve në vitet 1979 dhe 1980 si dhe titullin e kampionit të Anglisë.
